FIER

Një grykë pusi nafte në Zharrëz të Fierit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se gropa e pusit ka qenë me mbetje të naftës bruto, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Mësohet se pusi me numër 2702 i përket kompanisë Albpetrol. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe pranë nuk ka banesa të cilat mund të rrezikoheshin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse të cilat kanë neutralizuar flakët pas disa minutash.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: