Një kabinë elektrike në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Kabina ndodhet në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikësve, zjarri është shuar dhe është evituar shpërthimi i kabinës që mund të kishte shkaktuar një tragjedi.


Ndërkohë kabina ka dalë jashtë përdorimi dhe rreth 500 familje janë aktualisht pa energji elektrike.


(BalkanWeb)