Rreth orës 21:30 është raportuar se në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren ka ndodhur nje shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pike shitje të mjeteve piroteknike në trotuar dhe si pasojë është përhapur zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat përreth.
“Si pasojë e këtij incidenti deri më tani kemi një të lënduar, i cili është në emergjencë dhe sipas informatave të deritanishme ai është duke u dërguar për në QKUK në Prishtinë, gjithashtu janë shkaktuar dëme në objektet dhe automjete e parkuara në afërsi”, ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha njësitet policore përgjegjëse kanë dal në vend ngjarje. Gjuthashtu në vendngjarje kanë dalur edhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Për momentin situata është nën kontroll.
(BalkanWeb)