Një sipërfaqe pyjore me pisha shkurre e pemë të ndryshme ka marrë flakë në Krujë. Ngjarja ndodhi në lagjen Bojë të Krujës.

Sipas burimeve, janë rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme.

Raportohet se zjarri ka djegur rreth 10 ha me pyje dhe vijon të përparojë i favorizuar nga era. Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, por është kërkuar ndërhyrja nga ajri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: