Kandidatja demokrate Kamala Harris në fjalimin e saj përpara mbështetësve pas humbjes së zgjedhjeve tha se përfundimi i zgjidhjeve nuk ishte i duhuri.

Ajo tha se Partia Demokratike pranon humbjen, duke shtuar se Amerika duhet të jetë e fortë, pasi SHBA-të jetojnë gjithmonë.

Kamala Harris: Më lini t’ju them që ju dua të gjithëve. Zemra është e mbushur plot me mirënjohje për besimin tuaj, për dashurinë për vendin tonë. Përfundimi i zgjedhjeve nuk ishte ajo që ne donim.

Drita e premtimit amerikan do të shndrij gjithmonë shumë, për sa kohë që ne vazhdojmë të luftojmë. Ne do të angazhohemi për transferim paqësor të pushtetit. SHBA ka qenë dhe mbetet atdheu i mundësive, vendi ku të gjithë janë të barabartë, ku njerëzit luftojnë për dinjitetin e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb