Një 42-vjeçar ka përfunduar në pranga nga efektivët e Komisariati numër 4 në Tiranë.
Sipas komunikatës nga Policia, A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë është paraqitur për ndihmë mjekësore pasditen e së shtunës në spital.
Teksa policia zbuloi se 42-vjeçari ishte përfshirë në një konflikt me disa persona të panjohur, rezultoi gjithashtu se kishte shkelur edhe masën e sigurisë ‘’Arrest në shtëpi’’
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
– arrestuan shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pas një konflikti me disa persona të panjohur.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
Materialet i kaluan Prokurorisë.