ELBASAN

Kanë përfunduar zgjedhjet për kreun e PD-së në Elbasan. Gazetari  Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se Eugen Isaj është zgjedhur kreu i ri i degës së PD-së. Isaj u shpall fitues me 378 vota ndaj 88 që mori rivali i tij Zamir Muzhaqi.

Në fillim të votimit rivali tjetër Aurel Bylykbashi deklaroi dorëheqjen nga gara për një mandat tjetër në krye të PD, pasi kishte rikandituar për mandatin e dytë rradhazi për kreun e PD.

Kryetari i ri i PD për Elbasanin pasi ka falënderuar demokratët për besimin që i dhanë i ka garantuar se PD-ja e këtij rrethi e udhëhequr prej tij falë mbështetjes së gjerë që ai gëzon do arrijë  suksese të shumta duke filluar me fitore të sigurta të zgjedhjeve për pushtetin vendor në qershorin e 2019-s dhe për të vijuar me fitoren e zgjedhjeve të përgjithëshme më pas.

Kreu i ri i PD për Elbasanin është një nga figurat më me reputacion të kësaj force politike që më herët ka qenë edhe Kryetar i Qarkut Elbasan , ndërsa aktualisht është kreu i grupit të këshilltarëve të PD në këshillin e Bashkisë së Elbasanit.

5c1117db 453f 4bd2 93cb 0a68446a20ce
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb