TIRANË

Ka mbaruar afati për ankiminin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë pë renditjen e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ndonëse një ditë më parë i kërkoi KLP-së  informacion për vlerësimin dhe procesin e pikëzimit nga secili anëtar i KLP-së me qëllim për të shqyrtuar mundësitë e ankimimit të vendimit që e rendit të dytën në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku nuk e ka ankimuar vendimin.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se shkresat nga KLP i janë vënë në dispozicion sot paradite Markut por zyrtarisht nga Gjykata e Apelit Administrativ konfirmohet se nuk ka asnjë ankimim.

Tashmë lista e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm pritet t’i dorëzohet Parlamentit nesër. Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.
Pasi lista dërgohet në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: