POGRADEC

Policia e Pogradecit ka vënë sot në pranga një 32-vJeçar pasi ishte dënuar në mungesë nga Gjykata me 2.4 vite burg për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje lëndësh narkotike”.


Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë   ndalimin e shtetasit në kërkim:


E.T, 32 vjeç, banues në Pogradec. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 08.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet 4 muaj dhe 16 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


(n.m/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb