Ka përfunduar biseda telefonike mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Sic raportojne mediat, biseda e cila ka zgjatur 90 minuta, referuar deklaratës së zv/shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, biseda ka shkua mirë. Ajo nisi në orën 10:00 të mëngjesit, sipas orës lokale dhe në fokus ishte propozimi i Ukrainës për një armëpushim 30-ditor të luftës.
Më herët, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, tha se telefonata “po shkonte mirë” kur ai dha një përditësim të statusit të takimit në mediat sociale.
Një burim rus me njohuri për thirrjen i tha mediave se ajo shkoi “shumë mirë”.