SHBA

Jennifer Lopez është një nga këngëtaret më të njohura me famë botërore. Ajo është gjithashtu një aktore, producente, stiliste dhe balerinë. Ajo është një nga këngëtaret më të bukura dhe seksi. Por cili është sekreti i trupit perfekt të 49-vjeçares. Më herët këngëtarja ka treguar se mban dietën 10 ditore, pa sheqerna, yndyrna, pa brumëra por vetëm me ushqime të shëndetshme që përmbajnë proteina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa thonë se është shumë efektive. Është e veçantë pasi përjashtohet konsumimi i karbohidrateve në mënyrë që organizmi të heqë shtresat dhjamore nga beli, përkatësisht të fillojnë të shkrihen shtresat dhjamore. Më e rëndësishmja me këtë dietë është se nuk do të jeni të uritur, nuk duhet të hani vetëm tri herë në ditë, nuk keni pse ta peshoni ushqimin, duhet vetëm të eliminoni karbohidratet dhe sheqernat.

Lejohen Të gjitha llojet e mishit: Të gjedhit, të pulës, të shpezëve, të patës, të gjeldetit, në të gjitha mënyrat, por jo të skuqur. Të gjitha llojet e peshkut: peshk deti, peshk të ujërave të ëmbla dhe të gjitha llojet e peshkut në konservë.

Të gjitha llojet e sallatave: sallatë të gjelbër, speca të freskët ose të pjekur, domate, tranguj, lakër të freskët ose turshi, panxhar, sallatë me fruta deti, sallatë me qepë, kopër e gjelbër dhe e kuqe, spinaq të freskët në sallatë, të gjitha sallatat me vaj, uthull, kripë, piper – dhe mund të hani vezë në të gjitha mënyrat.

Të gjitha llojet e perimeve: lulelakër, spinaq, presh, lakër të ëmbël dhe turshi, shparguj, artiçokë, patëllxhan, karotë, majdanoz, selino, rrepë turshi, lakër jeshile. Mund të pini: ujë mineral, tonik, ujë, kafe e gjelbër dhe të gjitha llojet e çajit pa sheqer. Limonada dhe limoni po ashtu lejohen. Ndalohen: Buka, patatja, mielli, orizi. fasulja, bizelet, mishi i skuqur, makaronat, kikirikët, lajthitë.

Në këtë dietë ndalohen: Buka, patatja, mielli, orizi, lente, fasulja, bizelet, mishi i skuqur, makaronat, kikirikët, lajthitë. Asnjë lloj të prodhimeve të qumështit: qumësht, gjalpë, ajkë, jogurt, kefir, puding me qumësht, margarinë, krem, asnjë lloj të ëmbëlsirave, sheqer, çokollatë, ushqime të grimcuara, akullore. Asnjë lloj të djathit dhe asnjë lloj të frutave.

Shumë personazhe të njohur e ndoqën këtë sfidë duke mbajtur një dietë të fortë dhe sigurisht rezultatet ishin të dukshme. Pas 10 ditësh sakrifica dhe ‘vuajtje’, çifti ka vendosur që të festojë duke e mbushur tryezën me ushqime jo shumë të shëndetshme. “Ia ka vlejtur pritja”, ka shkruajtur Jennifer në postimin e fundit në ‘Instagram’ ku tregon tryezën e mbushur me gatime. Jennifer dhe Alex janë një çift që kujdesen shumë për shëndetin e tyre.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb