Një atlete ka përfunduar maratonën duke u zvarritur në pistë pasi iu thye këmba gjatë garës.

Rei Iida, një studente në Japoni, u rrëzua papritur dhe theu këmbën e djathtë.

Por në vend që të hiqte dorë, 19-vjeçarja guxoi dhe u zvarrit rreth 200 metra deri në vijën e finishit, ku ia dha shiritin kolegës së saj të skuadrës në mënyrë që ajo të vazhdonte më tej garën.

Iida u dërgua më pas në spital, ku u trajtua për plagët e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=MjrdnhwYUO4

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: