Përfundon mandati kushtetues për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e Vettingut në sistemin e drejtësisë. Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), e ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qarta për mbështetjen e reformës në drejtësi nga SHBA.

Diplomatja amerikane shtoi gjithashtu se prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para Gjykatës bosët e krimit dhe figurat e larta të korruptuara.

“Që nga viti 2018 komisonerët kanë punuar me zell për të shikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorët, ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë pro edhe vende tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende.

Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për tu përballur me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punë suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje.

Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikase, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit”, u shpreh VanHorn.

***

Ashtu siç dhe ishte vendosur më parë, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do të marrë kompetencat e Komisionerit Publik. Për pasojë, institucioni që ai drejton do të marrë edhe zyrat në të cilat kanë punuar prej gjashtë viteve anëtarët e vlerësimit të magjistratëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Është një vendim i Këshillit të Ministrave që ua kalon nën administrim SPAK dhe dikasterit të Drejtësisë ambientet e KPK-së, vendim që mësohet që e nis zbatimin në ditën e parë të vitit që vjen. Shkalla e parë e vetingut ka përfunduar mandatin por edhe punën me rivlerësimin e njerëzve të drejtësisë, duke e kaluar stafetën në shkallën e dytë, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në të cilën gjenden e 42 magjistratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb