TIRANË

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë  Socialiste, e cila u mbajt në selinë rozë. Nga të dhënat e para mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar takim me ambasadoret e Bashkimit Evropian sot në orën 11:00.

Kjo lëvizje e shefit të qeverisë vjen menjëherë pas vendimit të presidenti të Republikës, i cili firmos “live”  para kamerave shtyrjen e datës  së zgjedhjeve lokale në vend.

Kreu i shtetit argumentoi të gjitha arsyet ligjore, të cilat sipas tij e përligjin veprimin e tij bazuar në parashikimet kushtetuese. Ai theksoi se mungesa e dialogut dhe përplasjet mes palëve, ishin  arsyet madhore që e detyruan atë të ndërmarrë këtë veprim, me qëllim që të shmangej një përplasje e mundshme civile.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb