Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se në mbledhjen e ministrave është miratuar një strategji e re lidhur me ekonominë dhe inovacionin.
Ajo shtoi se strategjia parashikon një plan masash për zhvillimin e sipërmarjes inovativ.
“Ndërsa ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se qeveria ka një plan masash për zhvillimin e sipërmarrjes inovative në 6 sektorë të strategjisë kombëtare. Në 2025 do financohen një numër i lartë start up-esh që operojnë në një nga sektorët e strategjisë kombëtare.
‘Plan masash për zhvillimin e sipërmarrjes inovative, për rritjen e inovacionit, në 6 sektorët të caktuar të identifikuar në strategjinë kombëtare: turizëm, energji, bujqësia, ICT, BPO. Kanë shumë nevojë për rritje të produktivitetit. Do ndikojmë në çeljen e tregjeve për bizneset në rrugën drejt BE-së. Ditët e fundvitit janë të fundit për aplikimin e grant 2025, fond i dhënë për start-up, të cilat operojnë për zhvillimin e bizneseve të tyre. Kemi financuar 94 start-up në 2024. Në 2025 do financojmë një numër të lartë. Urojmë të jetë i lartë dhe të ketë idera inovative. Thirrja për grant 2025 mbyllet në 5 janar. I bëj thirrje atyre që po e mendojnë të aplikojnë. Shpresoj shumë të ketë numër të madhe përfituesish’, tha Ibrahimaj.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, u shpreh se do jepet mbështetje për programin e ekipeve në shkolla sa i përket volejbollit dhe basketbollit.
‘Mbështetje për programin e ekipeve sportive. Pjesa e mbështetjes do vijojë me të njëjtin ritëm. Do aktivizojmë 12 mijë fëmijë. Janë 826 ekipe në volejboll dhe basketboll. Mbështetja do jetë me pjesën materiale por edhe me trajnimin’, tha Muzhaqi.”, tha ajo.