Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka përfunduar mes debateve.
Pas rreth 3 orë mbledhje me debate, replika dhe polemika, komisioni nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve.
Anëtarët e mazhorancës propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës.
Mbledhja e radhës e komisionit hetimor do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.
Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. BalkanWeb ka siguruar planin hetimor të PS, për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga ana e opozitës së vendit.
PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. PS deklaron se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish- drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.