TIRANE

Është mbyllur nata e parë gjysmëfinaliste e Eurovizionin në Tel Aviv dhe në fund të janë janë zbuluar dhe 10 shtetet e para finaliste.
Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia janë vendet që janë kualifikuar për finale e madhe të së shtunës në Tel Aviv.

Po kështu, listës së finalistëve i shtohen edhe 5 shtete të cilat janë kualifikuar automatikisht; Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli. Fituesja e vitit të kaluar, këngëtarja vendase Netta, e cila hapi festivalin me një variant të ri të këngës së saj “Toy” ndezi atmosferën në fillim të mbrëmjes.

Në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International. Eurovizioni këtë vit, u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, por gjithashtu edhe u ndoq drejtpërdrejt dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues. Nata tjetër gjysmëfinale do të transmetohet më 16 maj, ku do të këndojë edhe përfaqësuesja shqiptare, Jonida Maliqi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb