Autoritetet e policisë në Pordenone kanë arrestuar atë që dyshohet si drejtuesi i një organizate kriminale të trafikimit të drogës në Itali.

30-vjeçari nga Shqipëria, Tonin Ndoci, prej kohësh ishte i njohur për policinë për hetime të ndryshme droge. Për një kohë të gjatë Ndoci mbante një profil të ulët pavarësisht rolit të tij si “koka” e grupit kriminal.

Ndoci kishte pasur një episod më të hershëm me policinë, kur gjatë vitit 2022 ndaj organizatës së tij u krye një operacion anti-drogë, por nuk u mendua se ai ishte kreu i bandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: