Plagoset me thikë babai i Lamin Yamal. Munir Nasrawi u shtrua në spitalin “Can Ruti” në Badalona, pasditen e djeshme pasi u godit me thikë në një parking në Mataro, siç raporton La Vanguardia. Njësia e hetimit e Mossos d’Esquadra të Mataros mori përsipër rastin dhe në bashkëpunim me policinë bashkiake vendase arritën të lokalizojnë disa dëshmitarë të ngjarjes. Autoritetet kanë bërë disa arrestime.

Sipas mediave spanjolle, po shqyrtohet mundësia që babai i futbollistit të Barcelonës të jetë sulmuar në një përleshje. Dëshmitarët thonë se 32-vjeçari ishte duke shëtitur qenin e tij në lagjen Rocafonda kur u përplas me një person tjetër dhe nga një ballkoni iu hodh ujë.

Incidenti ka çuar në një sherr që përfundoi në atë moment. Por më vonë ai u sulmua nga disa persona si pasojë e të cilit u godit me thikë. Babai i sulmuesit ndërkombëtar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb