Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 100 për qind të votave, konkretisht 812 mijë e 49 vota (44.18 për qind). Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 21.25 për qind të votave. Në zgjedhjet e së dielës (6 tetor) koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.57 për qind. Kurse Lista Serbe ka 6.61 për qind të votave. Sipas rezultateve perfundimtar të KQZ-së, koalicioni NISMA-AKR nuk ka kaluar ende pragun zgjedhor.

Ttttt 780x439
Ttttt 780×439

Rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se votat me kusht dhe nga diaspora do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: