ELBASAN- Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Belsh. PS ka marrë 5755, PD 2026;
LSI 1629; dhe PDIU 1097 vota.

Rezultati i përkohshëm në rang Qarku ELBASAN

Në Elbasan ka përfunduar numërimi i 212 kutive nga 547 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme, ora 13:45, Partia Socialiste është kryesuese me 49.89% të votave.

LSI vjen e dyta me 17.54% të votave.

PD renditet e treta me 17.64% të votave.

Në vend të katërt është PDIU me 12.99% të votave.

Në Elbasan ndahen 14 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 7 mandate; LSI 2 mandate; PD 3 mandate; PDIU 2 mandate.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: