Nisma nuk ka arritur të mbahet fort as në bastionin e saj të vetëm,  Malishevën, ku janë numëruar 100 për qind e votave, ndërsa Nga 21.625 vota, Nisma e Fatmir Limajt ka marrë 7383 vota, që në përqindje i bie 34.94, raporton Gazeta Express.

Edhe pse koalicioni Nisma – AKR prin me numrin e votave në komunën e Malishevës, Limaj nuk ka arritur që të bëjë diferencë të madhe në bastionin e tij. Votat janë shpërndarë edhe në parti të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri

E dyta në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ’ja për Malishevë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 4825 vota ose 23.49 për qind. LDK’ja është e treta me 19.69 për qind, ndërsa e katërta është Lëvizja Vetëvendosje me 12.91 për qind.

Koalicioni AAK – PSD  ka marrë 7.01 për qind të votave në Malishevë. Ndryshe, në nivel vendi janë numëruar 98.15 për qind e votave, e në rezultatet e deritanishme prin Vetëvendosje me 25.56 për qind të votave, e pas saj është LDK me 24.87 për qind të votave. /Express/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb