BRUKSEL- Nuk ka ende marrëveshje edhe pas takimit Merkel-Hollande-Tsipras për Greqinë. Mësohet se Tsipras, Merkel dhe Hollande kanë rënë dakord të intensifikohen bisedimet midis palëve, që marrëveshja të përfundojë në 18 qershor gjatë samitit të ministrave të Eurozonës.

“Unë besoj se udhëheqja politike e Europës e kupton që duhet një zgjidhje praktike për Greqinë dhe mundësi për t’u kthyer me një kohezion social, në mënyrë të sigurt, me rritje ekonomike. por edhe me një borxh të menaxhueshëm, për sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Greqi, por edhe në Europë”, tha Tsipras.

Ndërkohë kancelarja Angela Merkel deklaroi se pati një shkëmbim substancial pikëpamjesh, por se tani Greqia duhet të mbyllë çështjet e hapura. Kancelarja paralajmëroi se për Greqinë, tani numërohet çdo ditë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: