Të martën përfundoi faza e dëgjimit të dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump i akuzuar për manipulim të të dhënave të biznesit. Vetë Trumpi nuk u thirr nga avokatët tij për dëshmuar, raportojnë mediat e huaja.

Gjyqi rifillon përsëri më 28 maj, me paraqitjen e argumenteve mbyllëse nga prokuroria dhe avokatët mbrojtës. Pas kësaj juria tërhiqet për të marrë vendim nëse ish-presidenti do të shpallet fajtor ose jo.

Gjykatësi i çështjes Juan M. Merchan sugjeroi se seanca gjyqësore e së martës mund të zgjasë deri vonë. Ai shtoi se pas paraqitjes së argumenteve përfundimtare nga palët, ai do t’u japë anëtarëve të jurisë, për rreth një orë, udhëzime mbi mënyrën se si duhet vepruar deri tek vendimmarrje e tyre, shkruajnë mediat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: