Gjyqi u shoqërua me debat mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani me avokatët e të pandehurve.

Sipas mbrojtësve ligjore, pas më shume se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky ECC nuk jane dokumenta siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime.

Qëndrim të cilin e kanë mbajtur avokatët që prej ditës së parë kur ka nisur ky proces. Seanca e kësaj të marte u shty për nje ditë tjetër, për shkak të orarit të zgjatur.

Sa i përket Skyecc, biznesmeni Pëllumb Gjoka përmes avokatëve të tij ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi, ku kërkon pavlefshmëri të komunikimeve Sky.

Padia ka kaluar në dhomë këshillimi, ndërsa pritet të caktohet një datë për shqyrtimin e saj nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.

SPAK nga ana tjetër kërkon që kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.

Disa nga të akuzuarit mes të cilëve, Xhevahir Lita, Oltion Bistri dhe Astmer Bilali kërkuan gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën trupa gjykuese do shprehet më vonë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: