Aventurës së Geoffrey Kondogbia te Interi i ka ardhur fundi.

Mesfushori francez i cili luajti për dy sezonet e fundit me zikaltërit ka nënshkruar me Valencian. Është vetë klubi spanjoll që nëpërmjet rrjeteve sociale zyrtarizon blerjen më të re nga ekipi italian. Pak ditë më parë Valencia transferoi nga Interi edhe mbrojtësin kolumbian Jeison Murillo.

24-vjeçari Kondobgia ka kaluar në “La Liga” në formë huazimi me të drejtë blerje dhe në rast se Valencia do të jetë e kënaqur me aftësitë e lojtarit, atëherë në qershor do të paguajë 25 mln euro.
maxresdefault
Ky është një rikthim për Kondogbia në Spanjë, pasi kaloi sezonin 2012/13 te Sevilla. Ai që do të ndërrojë klube me francezin 24-vjeçar është Joao Cancelo, i cili kaloi vizitat mjekësore ditën e hënë dhe pritet të zyrtarizohet brenda 24 orëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb