TIRANË- Forcat xheniere dhe kompania EOD (Explosive Ordnance Disposal) të Komandës Mbështetëse përfunduan pastrimin e tuneleve nga municionet në Klos, thuhet sot në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes.


Ministria e Mbrojtjes shpjegon rrethanat dhe gjendjen e tuneleve, ku pohon se “si pasojë e ngjarjeve dhe shpërthimeve në vitin 1997, si shumë të tjerë në rajone të ndryshme të vendit, dhe tunelet e Forcave të Armatosura në Bashkinë e Klosit, u kontaminuan dhe betonuan. Nga municionet e plasura dhe të paplasura, këto grup – depo u shndërruan në rrezik real për popullsinë civile. Për shkak të amortizimit dhe ndryshkut, proceset kimike dhe reaksionet shpërthyese mund të ndodhnin në çdo çast”.


“Pavarësisht kostos mjaft të lartë, Forcat e Armatosura i hoqën këto tunele nga harta e “pikave të nxehta”. Këto objekte shumë pranë qendrave të banuara, po i dorëzohen komunitetit të pastra dhe të sigurta, aq sa po kërkohen edhe për ushtrimin e aktiviteteve private”, thuhet në njoftimin e MM.


“Është e pamundur të shfaqësh në vetëm pak sekonda, punën disajavore të xhenierëve dhe kompanisë ‪‎EOD‬, por diçka mund të kuptohet. Tashmë tunelet me municione në ‪‎Klos‬ janë të pastra. Kemi hequr një barrë të rëndë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, por mbi të gjitha kemi eliminuar rrezikun gati 20-vjeçar të banorëve atje”, shkruan Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duke publikuar edhe videon.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/kodheli.mimi/videos/1023799061036767/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: