Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Shqipëri në Gjadër dhe Shëngjin.
Lajmi bëhet i ditur nga media italiane TGCOM.
Qendra e Gjadrit është dorëzuar dy ditë më parë, të mërkurën, për testim.
Brenda një jave ambientet do të hapen për të akomoduar personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.
Një ekip mjekësh duhet të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi me aftësi kirurgjikale, një personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere instrumentale, një punonjës social, një teknik laboratori, një teknik radiologjie dhe një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji.
(BalkanWeb)