Ka përfunduar seanca në Kolegjin e Posaçëm të Ankimimit për gjyqtarin e lartë, Xhezair Zaganjori, aty ku Komisioni Publik ka dhënë argumentet për ankimimin e vendimit të KPK.

Vetë Zaganjori, në një prononcim për mediat tha se prej një viti vijon beteja e tij me institucionet e drejtësisë, pa u ankuar për zgjatjen e procesit.

Pasuria si shtëpia, një dyqan, garazhi dhe një bibliotekë ishin gjetur me probleme nga verifikimi komisionerit publik. Ndërsa vetë Zaganjori deklaroi se dorëzoi prova që tregonin se pronë e bashkëshortes ndërtuar në 1997 kjo e dokumentuar edhe me foto gjatë ndërtimit e banimit ndër vite aty. Ai u shpreh se respektonte ligjin dhe se do vijojnte të priste deri në fund vendimin që do merrej për të.

“Unë respektoj ligjin, sepse kështu është formimi im, të gjithë jemi në pritje. Jam në proces, përpiqem të bëj më të mirën. Por kini parasysh se hetimet janë të imtësishme, bëhen fjalë edhe për një dokument të thjeshtë që të merr disa muaj kohë për ta siguruar. Nuk është e lehtë që të gjendet dokumentacioni, për një banesë para 30 vitesh. Gjeta kontratën e sipërmarrjes. Dorëzova fotografi, ku për fat kanë dhe datë. Tregon kohën e saktë të kohës së ndërtimit. Unë mendoj që janë prova, tani do e vërtetojnë ato”, tha Zaganjori.

Zaganjori, kreu i Gjykatës së Lartë doli në KPK në 24 korrik të vitit të kaluar duke kaluar me sukses vettingun dhe procesin e rivlerësimit, por me rekomandim të ONM të cilët nuk ishin dakord për konfirmimin e tij në detyrë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK dhe ka kërkuar shkarkimin e Zaganjorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb