Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ish-zyrtari i lartë i PS-së akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.
Koka u paraqit gjykata nën masa të rrepa sigurie. Kujtojmë se ish-ministri Koka u arrestua dy ditë më parë nga SPAK.
Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Kujtojmë se në kërkim janë shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Koka, ka qenë ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë.
(BalkanWeb)