BERLIN

Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Samitin e Berlinit. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në takim është diskutuar gjerësisht mbi ecurinë e reformës në drejtësi, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e KE, rajonin si dhe dialogu Serbi-Kosovë. Më herët kancelarja Merkel takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

59305927 10156639767731523 6601961115930853376 N
59305927 10156639767731523 6601961115930853376 N

Kujtojmë që liderët e Ballkanit Perëndimor janë  mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Në Samit ndër të tjera do të vijojnë edhe diskutimet për raportet e ndërfqinjësisë dhe mundësitë e pajtimit, nga ku do të kërkohet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb