Kazauyoshi Miura është sulmuesi japonez i cili ka vendosur një rekord që vështirë se do të thyhet ndonjëherë. Ai do të lidhë një kontratë të re me ekipin e kategorisë së dytë Yokohama FC, e cila do t’a detyrojë të luajë futboll profesionist deri në të 50-tat.

Miura, i cili u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar 17 vite më parë, është shënuesi më i vjetër i historisë në kampionatin vendas pasi shënoi në moshën 49 vjeçare sezonin e kaluar. Ai bën 50 vjeç më 26 shkurt, afërsisht periudhës kur fillon sezoni i ri. Miura, i cili ka luajtur në Evropë, ka shënuar 55 gola në 89 ndeshje për Japoninë.

Ai filloi karrierën e tij në Brazil me Santos, duke debutuar në 1986, dhe ka luajtur edhe me Genoa dhe Dinamo Zagreb në vitet 90’. Sulmuesi iu bashkua Yokohama-s në 2005, në moshën 38 vjeçare. Miura ishte lojtari më i vjetër i kategorisë së parë pasi u transferua nga Vissel Kobe.

“Shpresoj të vazhdoj të luftoj me gjithë forcën time bashkë me shokët e ekipit dhe tifozët të cilët gjithmonë më kanë mbështetur,” u shpreh Miura, teksa po hyn në sezonin e 32-të të karrierës së tij si futbollist profesionist me një tjetër kontratë njëvjeçare.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: