Bledi Shkëmbi është duke bërë gati Tiranën e tij për sfidën me Skënderbeun. Korçari nuk do të ketë në dispozicion Ermal Metën në përballjen me ish-ekipin e tij.

Pjesa tjetër e grupit do të jetë ajo e sfidës kundër Partizanit. Dilema e vetme është nëse Shkëmbi do të aktivizojë nga minuta e parë Tolën në vend të Metës apo do të kthehet me 3-4-3 dhe Prengaj në repartin e sulmit.

Kujtojmë që 6 barazime resht në gjashtë javë kampionat ka ekipi i Tiranës. Bardheblutë dhe Laçi janë dy skuadrat e vetme pa fitore këtë kampionat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb