Vijon përplasja mes Partisë Demokratike dhe kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

PD vijon të publikojë dokumente të reja, që sipas saj, vërtetojnë se Italia e ka dëbuar Pjetrin, ndërsa ky i fundit shprehet se është i hapur të hetohet nga drejtësia.

Në një reagim më të fundit, dega e PD në Shkodër i drejtohet Pjetrit, duke i thënë se është arrestuar, dënuar dhe dëbuar nga Italia si trafikant droge.

“Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente. Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën. Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt! Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë! Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!”, thuhet në reagimin e PD Shkodër.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb