Lideri i opozitës tregon sfidën e parë të vështirë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti, si dhe bën dy paralajmërime të forta.

Duke shprehur bindjen se sundimi i ligjit është rruga e vetme drejt Europës, kreu I opozitës kishte dy paralajmërime të forta. I pari ishte për ata që kanë abuzuar me pushtetin. “Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë!”- tha Basha, i çili nuk la jashtë vëmendjes edhe kriminelët. “Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare!”- u shpreh kreu i opozitës. Basha tha se “me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve.

Fund të fortëve të rrugës!

Fund të fortëve të politikës!

Fund të fortëve të medias!

Fund të fortëve të biznesit!

“Për të patur një qeveri të popullit duhet, në rradhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive”i theksoi lideri i opozitës, duke vënë në dukje, 4 pika kyççe, që do tëgarantojnë këto reforma.

       Këto reforma do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.

       Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje.

       Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje.

       Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve.

“Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.”- vuri në dukje me vendosmëri lideri i opozitës, i çili beson se “zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.” Basha theksoi se “qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negoçiatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.”

Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: