TIRANË

Aksidentet automobilistike vazhdojnë të marrin jetën e shqiptarëve. Vetëm mbrëmë në Tiranë kanë ndodhur dy aksidente, si pasojë e të cilave kanë ndërruar jetë 2 persona.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se në rrugën “Don Bosko” makina ka përplasur një 69-vjeçar të identifikuar si S.Shehu, i cili ka ndërruar jetë, pasi ka shkuar në spital. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, E.Qirici.

Policia2
Policia2

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet në vendin e njohur si “Medreseja”.

Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor të paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit G. Beqiraj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb