MAQEDONI- Pretendenti kryesor për kryetar dege i BDI-së, Xhemail Rexhepi, i njohur si Komandat Shqiponja, së bashku me dy shokë të tij është plagosur pasditen e sotme. Por sipas mediave maqedonase, komandant Shqiponja ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Sipas informatave të para, ata janë plagosur nga përkrahës të Bajram Limanit, që para një muaji u emërua kryetar dege drejtpërdrejt nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, shkruan “Telegrafi”.

Në këtë ngjarje është plagosur rëndë edhe ish-ushtari i UÇK-së, Shefki Rexhepi, i cili ka qenë bashkë me Komandant Shqiponjën. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkupit.

Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është do takohej me Bajram Limanin, për të biseduar lidhur me koordininim për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në këtë incident është plagosur edhe Gani Demiri, i cili ka marrë plagë në krah dhe në shpinë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb