BRAZIL- Kandidati i ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro ka mbetur i plagosur me thikë, pasi u sulmua gjatë një turi për fushatën zgjedhore. Ngjarja ndodhi në Juiz de Fora, rreth 200 kilometra në veri të Rio de Janeiro.

Mësohet se kandidati i ekstremit të djathtë fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bolsonaro u operua, dhe fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

‘Tgcom’ shkruan se pas ndërhyrjes kirurgjikale atij do t’i ndalohet pjesëmarrja në fushatën për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të planifikuara për në 7 tetor dhe për të cilat ai aktualisht po udhëheq sondazhet. Bolsonaro, pas përjashtimit të kandidaturës së ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, rezulton, sipas sondazheve, të jetë favorit në garën presidenciale.

Fill pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e agresorit të dyshuar, ndërsa bëhet fjalë për Adelio Bispo de Oliveira. Në profilin e tij në Facebook, 40-vjeçari kishte publikuar mesazhe në kundërshtim me Bolsonaron, ndërsa ishte simpatizant i Luiz Inacio Lula da Silva.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb