Kryeministri i vendit Edi Rama në një konferencë për mediat, menjëherë pasi BE nuk ka pranuar të hapë negociatat me Shqipërinë, tha se përgjegjësia është e bllokut të Bashkimit Europian. Rama shtoi se Shqipëria do të vazhdojë reformat e nisura.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë reforma për vendin tonë. Do të vazhdojmë reformën zgjedhore. Ne do të vazhdojmë me reformimin e institucioneve tona. Do të fillojmë që të implementojmë reformën në drejtësi, për të bërë Shqipërinë më të mirë. Kemi për të bërë një reformë që nuk është kërkuar nga askush. Kjo është një lojë e të mëdhenjve. Është lojë e interesave të të mëdhenjve se ne. Por, unë e kam thënë se procesi i integrimit është proces i transformimit të brendshëm, jo proces për t’ju pëlqyer të tjerëve.

Ne kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë. Përgjegjësia është e brendshme e BE. Është absurde të mendosh se ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave. Nuk është aspak kështu. Ne kemi përmbushur detyrat tona. Ka disa qasje në BE, kryeministri italian tha se ky është gabim i madh. Franca është ndër themelueset e BE dhe do rregulla të reja në shtëpinë e vet. Ajo që është esenciale është që të vazhdojmë të ndërtojmë Shqipërinë europiane këtu në vendin tonë”, tha Rama.

Edi Rama shpjegoi se brenda BE ka “përplasje” të të mëdhenjve, ndërsa tha se gjithkush që mendon se negociatat nuk u hapën për shkak të qeverisë shqiptare, e ka gabim.

“Liderët e BE kanë qenë pro hapjes të negociatave të BE. Ajo që ka ndodhur është rezultat i mosarritjes së konsensusit mes vendeve anëtare për arsyet e tyre. Është e tepërt që i shtohen bishta kësaj që është thelbësore, jo azilantët, jo po ajo. Në këtë situatë, kushdo vend të kishte qenë, e të priste konsensus, nuk do e kishte marrë atë konsensus, sepse tema është spostuar diku gjetkë. Rruga jonë vazhdon të jetë e njëjta, pa asnjë dyshim”, deklaroi Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb