Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka komentuar lënien jashtë listës së të grumbulluarve të Kylian Mbappe.

“Kam folur me të dhe kam marrë këtë vendim për këto takime, sepse mendoj se është më mirë kështu. Është vendimi im sepse mendoj se është më mirë kështu. Nuk dua t’ju them më shumë, unë marr përgjegjësinë për këtë vendim”- tha Deschamps.

Kujtojmë që Mbappe po përballet me disa probleme jashtë fushës së blertë, ndërkohë që edhe forma e tij nuk është më e mira e mundshme.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb