TIRANE-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes rubrikës “Përgjigja ime” i është përgjigjur ankesave të qytetarëve, ndërsa ka folur për librat falas dhe rëndësinë e kthimit të tyre në fund të vitit.

Duke iu përgjigjur Eduardit, Rama thekson dhe iu jep përgjigje të gjithë shqetësimeve të qytetarëve për shpërndarjen e librave fals.

Sipas Ramës, ruajtja dhe kthimi i librit është një çështje kulture dhe kjo nuk ka të bëjë fare me çështjet ekonomike.

“Që nga rrugët e lënë rrugëve dhe deri tek shtretërit e spitalit  pa çarçafë. I kam parë të gjithë reagimet edhe për librat falas. Disa e quajnë hajni, por librat falas  nga klasa e parë tek e katërta , dhe vitin tjetër presim të bëjmë deri në klasë të nëntë, nuk është e tillë. Kthimi i librave në fund të vitit nuk është çështje lekësh, por është çështje sjelljeje dhe kulture”. tha fillimisht Rama.

Ndërkohë, Rama tregon edhe modelet e vendeve të zhvilluara, të cilat përdorin këtë strategji.

“Këtë i dashur Eduard, shtetet si Suedia, e kanë  dhe përdorin këtë strategji. Kjo s’është çështje parash, por çështje klulturash. Libri nuk është për t’u ngrenë, as për t’u zhgaravitur”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë mes tjerash ka theksuar faktin se sot po jetohet në një periudhë ku të gjithë e kanë harruar librin.

“Sot shumë kush e ka harruar librin. Ata nuk stresohen nga nevoja për të mbajtur librat. As nuk ndihen keq se libri është për t’u ndarë me të tjerët. Shkolla jonë po rilind Eduard, gjithnjë e më shumë nxënës të mirë janë të gatshme të shkëlqejnë si këtu, por edhe në vendet  ku kanë shkuar”, tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb