BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka komentuar sot rreth vizitës së mundshme të Hashim Thaçit në Beograd. Ai ka thënë se Thaçi do të arrestohet nëse shkon atje pasi ka një fletarresti për të, siç shkruan sotGazeta Kosovaere Express.


Në këtë mënyrë Vuçiç duket se ka dhënë përgjigjen përfundimtare rreth vizitës së Hashim Thaçit në Beograd, pra duke mos e lejuar Thaçin të shkojë atje.


“Ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti jonë do të veprojë sipas ligjit nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka intervenuar dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçi”, tha Vuçiç


I pyetur se si nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçiç tha se “Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”.

Sipas mediave të Beogradit, mësohet se ka pasur intervenime nga Brukseli që Thaçi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizatë të rinjsh. Ndërkohë kryepolici serb Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se Thaçi do të arrestohet nëse vjen në Serbi,ndërsa homologu i Thaçit Ivica Daçiq e quan të panevojshme këtë vizitë të paralajmëruar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Etiketa: