Gazeta gjermane “Bild” vazhdon me publikimin e përgjimeve për shit-blerje të votave në Dibër.


Ish-ministri i Transporteve Damian Gjiknuri është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuar për zgjedhjet në Dibër me Partinë Socialiste.


Sipas përgjimit të BILD, Gjinuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave.


Biseda e përgjuar:

Bekim Krashi: Po shef.

Damian Gjiknuri: O Bekim, dëgjo këtu, folëm i çik edhe më parë. Kush ka qenë pjesë te komuna ime për të mbuluar pjesën e transportit (parave). Se ju jeni edhe mbështetur për atë punë.

Bekim Krashi: Ne me thënë të drejtën nuk jemi mbështet aq sa duhet, por njoh disa zona që i kanë lajmëruar.

Damian Gjiknuri: Po mirë, merr një listë dhe bëji gjërat dhe kërko mbështetje.

Bekim Krashi: Kush do ta menaxhojë. Tani sapo ti marr do të vij atje, pa merak.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb