Gazetari i gazetës gjermane “Bild”, Peter Tiede ashtu siç kishte paralajmëruar ka publikuar 10 përgjime të reja të dosjes 184 që flasin për blerjen e votave në Dibër.

Në një prej përgjimeve që mban numrin 9, ish ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri flet me Imer Lalën, i cilësuar nga “Bild” si bos i mafias dhe lënë takim për të folur në kafe për blerjen e votave e takimin me strukturat në Dibër.

Damian Gjiknuri: Alo

Imer Lala: Aje tuj ardh 5 minuta? Si e ke punën?

Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej

Imer Lala: Po thashë e pimë kafen, po kam mbledh njerëzit që të ndajmë këto monitorimin e tendave…

Damian Gjiknuri: Tek kioska jeni..aty te lokali jot?

Imer Lala: E mos u vono të lutem

Damian Gjiknuri: Ok

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb