Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (paa), Agron Duka, ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon pas publikimit të përgjimeve nga gjermanja ‘BILD’. Me anë të një postimi në Facebook, Duka shprehet se fundi i Dakos është shumë afër.

“Fundi është afër dhe është më i ëmbël se tmerri pa fund që ke përjetuar këto kohë!”, shkruan Duka.
Në postim Duka ka ironizuar Dakon me një foto të një akulloreje të rrëzuar përtokë duke e lidhur me deklaratat e tij në media ku shprehej se duart e tij janë akullore që nuk kanë prekur as drogë, as pistoletë dhe as lekë të pista.

Screenshot 1
Screenshot 1

“Mua më njofin njerëzit, janë akullore, i shikon këto duar ti, janë akullore, i shikon këto duar, s’kanë prek këto, as drogë, as pistoletë, as lekë të pista”, Vangjush Dako, emisioni Opinion, tetor 2018.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb