TIRANË

Për ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj përgjimet e “Bild” treguan se kryeministri Edi Rama flet me një koordinator të fushatës, i cili pas orarit zyrtar mund të punojë e të jetë simpatizant i cilësdo forcë. Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, Ahmetaj tha se zgjedhjet e 2017 janë zgjedhjet më të pranuar në Shqipëri.

“Zgjedhjet e 2017 janë pranuar nga të gjithë nga lojtarët dhe arbitri. Zgjedhjet e 2017 janë zgjedhjet më të pranuara në Shqipëri. Si mund të gjykojmë për një fenomen të lokalizuar rezultatin e zgjedhjeve?! OSBE-ODIHR e ka thënë fare thjeshtë që nuk kanë cenuar rezultatet. Me një akuzë të PD janë vënë në përgjim 50 veta. Si mund të thuash që prokuroria është e imja. Kryeministri foli me një koordinator elektoral dhe i tha objektivi. Bild është gazetë në punë të vetë.
Kryeministri po merr një koordinator elektoral i cili është me ligj me kod që mund të punojë pas orës 17:00 e të jetë simpatizant. Sa herë më ka pyetur kryeministri mua ‘hë mo si duket’”, tha Ahmetaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb