TIRANË- Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në News 24 duke folur për përgjimin e ri mes kreut të Bashkisë së Durrësit, Vagjush Dako me Altin Avdylit tha se i gjithë qyteti e di fare mirë se më kë shoqërohet.

Ai shtoi mes tjerash se Dako po bënë show mediatik dhe të gjithë njerëzit kanë filluar të gajasen me deklaratat e tij.

Shkullaku pohoi se modeli në vendet perëndimore është transparenca dhe nëse provohen rastet, kur një pushtetar ka folur me njerëz problematikë, standarti sipas tij është thjesht largmi nga posti duke dhënë dorëheqjen.

“Nuk ka asnjë dyshim, që komunikimi mes tyre nuk është mes një drejtuesi fushate elektorale dhe një militanti që punon për partinë. Ishte mes dy personave që dukej që kishin intimitet mes tyre.Më shqetëson fakti që kemi arritur në shkallën kur paturpësia ka arritur kulmin.  Gjithë Durrësi e di me kë shoqërohet Vangjush Dako. Del kryetari dhe ka shqetësimin e vetëm që ti hedhi hi syve njerëzve, duke e ditur që njerëzit e dinë të vërtetën.Ai bën shoë, thotë jam akullore, jam supermen dhe njerëzit fillojnë gajasen, Skena e Dakos në Opinion, më kujtoi gjyqet e mafiozëve në amerikë në vitet 30.Cfarë përfaqëson Dako i Durrësit? Përse duhet të jetë ai 12 vjet Kryetar Bashkie në Durrës? Ky është një nga qytetet kryesore. Janë aftësitë intelektuale të tij?Kryetari i Bashkisë, cfarë është? Përfaqëson vullnetin e një qyteti dhe është përfaqësues politik. Nuk është menaxher që shet beton, por duhet të jetë ajka, elita e qytetit. Nuk zgjidhen njerëzit, sa vota mbledh, a je i fortë dhe sa vota më siguron mua?Doli që kryetari i Bashkisë komunikon me këta persona, kaq mjafton në botë që të japësh dorëheqjen menjëherë.”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb