TIRANË

Pas publikimit të përgjimeve të reja të gazetës gjermane “Bild”, menjëherë ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai e cilëson kryeministrin Edi Rama si padrino të krimit, ndërsa shprehet se tani nuk ka asnjë alibi, por thotë se përgjimet tregojnë atë që ka denoncuar opozita prej kohësh.


Kryedemokrati thekson se shporrja sa më parë e kryeministrit nga pushteti dhe bandës së tij, tashmë duhet të kthehet në një mision kombëtar.


“Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar”-shkruan  Basha.


(n.m/BallkanWeb)