TIRANË

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe, ka komentuar përgjimet e fundit të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ndërsa tha se prokuroria duhet të veprojë dhe të verifikojë autenticitetin e tyre. Sipas tij, në materialet që ai ka parë, nuk shihet në asnjë moment që të jetë biseduar për këmbim parash.

“Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjeve. Prokuroria të vërtetojë autenticitetin.  Pjerin Ndreu nuk thotë se cilido mësues, nuk thotë  që mësuesit në qarkun e Dibrës në rast se nuk votojnë do fluturohen nga puna. Sipas ligjit, drejtuesit e shkollave nuk janë të ndaluar të merren me aktivitet politik.

Po flasim për një rast konkret. Pjerin Ndreu i ka identifikuar të dy personat. Nuk bëhet fjalë për mësuesit, por bëhet fjalë për dy persona që janë brenda PS. Unë i kam lexuar një për një, në asnjë nga përgjimet e publikuara, qoftë në Durrës apo edhe në rastin e djeshëm, nuk flitet në asnjë formë për këmbim parash. Nga këto përgjime nuk kanë komunikuar për çështje parash. Prokuroria duhet të bëjë punë e saj dhe të hetojë nga i pari dhe i fundit”-tha ai.

Ai u ndal edhe tek përplasjet e djeshme në disa KZAZ, ku tha se policia po dhunohet në krye të detyrës. Sipas Braçes, në 30 qershor do ketë një proces zgjedhjesh në të gjithë republikën.

“Nuk ka përplasje, por ka sulm mbi policinë dhe institucionet publike. Në 30 qershor do të këtë një proces të qartë zgjedhor në të gjithë Shqipërinë”-tha ai.

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Një socialist i vjetër kur dëgjoni këtë gjë?

Braçe: Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë, Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka filluar me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për artin e tij

E ka kërcënuar me heqje nga puna?

Braçe: E para po flasim për rast konkret dhe sipas rastit konkret, Ndreu ka identifikuar të dy personat edhe atë me të cilin ka folur dhe atë që ka përdorur atë shprehje, dhe ai nuk është i PD por i angahzuar në PS sipas ligjit. E para të ndajmë që nuk bëhet fjalë për mësuesit e Dibrës, por për njerëz që janë në PS.

Si ndiheni kur dëgjoni për përgjimet për blerje votash?

Braçe: Në cilin përgjim është folur, meqë nuk i citoni dot dhe unë iu kam lexuar një për një në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë për Durrësin, qoftë për dje në gojën e Dakos apo cilitdo përfaqësues tjetër të PS në atë episod, edhe të djeshëm, përfshirë Gjiknurin, nuk është gjetur nga këto përgjime që të ketë komunikuar për çështje parash, për secilin, edhe këta të dy, prokuroria duhet të bëjë veprimet e saj, të hetojë, nga i pari tek i fundit, të provojë që paratë janë paguar dhe kanë blerë vota që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe secili të mbajë përgjegjësi. Nëse identifikohen raste të tilla, krimi është individual, kështu thotë kodi penal

Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi pse nuk ka vepruar në kushtet e flagrancës, kjo përgjegjësi duhet të bëjë të mundur që gjithkush të ndëshkohet sipas ligjit.

Nuk ka asnjë amendim, më 30 qershor do të votohet dhe do të votohet qetë, ata që do të pamundësojnë një gjë të tillë do të përballen me ligjin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb