Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” publikoi sot 16 materiale audio-përgjuese, ku shfaqeshin zyrtarë të PS-së, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama gjatë zgjedhjeve të 2016 në Dibër. Gazetari Enton Palushi tha se nuk mund ta gjykosh vërtetësinë e “Bild”  nisur nga stili që ajo ka.

Ai  tha në studion e emisionit “A show” në News 24 se nuk përjashtohet mundësi që në Shqipëri mund të jenë futur aktorë ndërkombëtarë dhe politikanët tanë punojnë “thjesht si aktorë”.

“Unë kam kaq kohë që e ndjek. Të gjithë gazetat në Gjermani kanë një raport të tyre me të vërtetën. Stili i saj nuk ndikon tek përmbajtja.  Kemi një kryeministër që shkonte në Gjermani për ekspozita, tani do të shkojë për gjyqe. Vështirë të bësh një parashikim dhe djalli fshihet në detaje. Dhe ne duhet të analizojmë të gjithë informacionet që vijnë nga jashtë. Kam frikë  se sot kanë hyrë në lojë aktorë të tjerë ndërkombëtarë. Tani loja është e hapur. Ata do të jenë pjesë e lojës”-tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: